Kepa Arrizabalaga po kalon nëpër një sezon tjetër për t’u harruar te Chelsea dhe mund të ndodhë që të largohet në janar nga Stamford Bridge.

Ndër vite, klubi londinez ka bërë disa transferime të mëdha, mirëpo që disa nga lojtarët nuk kanë arritur të shkëlqejnë.


Kepa vazhdon të jetë portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi Chelsea pagoi për të mbi 80 milionë euro për ta marrë nga Athletic Bilbao.

chelsea goalkeeper kepa arrizabalaga confident he can turn situation around after losing starting role

Një tjetër transferim i dështuar për blutë e Londrës ishte edhe Juan Cuadrado që kaloi në vitin 2015 nga Fiorentina për 30 milionë euro, duke luajtur vetëm 13 herë për klubin, derisa kishte një mori huazimesh e i fundit ishte te Juventusi, aty ku u shit përfundimisht.

Juan Cuadrado

Tal Ben-Haim ishte transferuar nga Jose Mourinho në vitin 2008 nga Boltoni, por që kishte arritur të bënte vetëm 13 paraqitje, duke u shitur më vonë te Manchester City.

Tal Ben Haim

Papy Djilobodji kishte impresionuar Chelsean në vitin 2015 kur luante te Nantes dhe në më pas kaloi në Stamford Bridge për pesë milionë euro. Mbrojtësi asnjëherë nuk arriti të tregonte cilësitë e tij dhe kaloi në huazim te disa skuadra evropiane, për t’u rikthyer më pas në Francë.

papy djilobodji chelsea 3751967

Baba Rahman edhe pse ende është nën pronësi të Chelseat, ai ka po ashtu fatin e Djilobodjit, e që kishte shkuar në huazim te Schalke, Reims dhe Mallorca.

Baba Rahman

Kishte dështuar te Manchester United dhe Chelsea shpresonte që të ringjallte formën e tij, mirëpo Sebastian Veron nuk ishte i krijuar për Ligën Premier. Ai kishte luajtur vetëm shtatë herë në katër sezone në Ligën Premier, për t’u rikthyer më pas te Interi.

Juan Sebastien Veron

Tiemoue Bakayoko kishte shpërthyer te Monaco dhe Chelsea e transferoi për 50 milionë euro, mirëpo francezi më shumë ka qëndruar në huazim se sa që ka luajtur për The Blues.

bakayoko

Një tjetër mesfushor që ka zhgënjyer te Chelsea është edhe Danny Drinkwater që u transferuar nga Leicester City për 40 milionë euro. Në vitin 2019 dhe në këtë vit, anglezi nuk ka luajtur asnjëherë për londinezët.

danny drinkwater chelsea 1ci2oqgbg56jt1pa9ji9wtilb8

Erdhi me shumë bujë te Chelsea nga Milani, mirëpo Andriy Shevchenko nuk ishte më ai i njëjti dhe përjetoi tmerrin në Stamford Bridge, duke shënuar vetëm nëntë herë në tri vite të kaluara aty.

8.shevchenko

Fernando Torres u bë transferimi më i shtrenjte në histori të skuadrës londineze kur kaloi nga Liverpooli për 60 milionë euro në janar të vitit 2011. Në katër vite të kaluara në Stamford Bridge ai shënoi vetëm 20 gola në 110 paraqitje në Ligën Premier.

fernando torres chelsea 2011 12 1wjg7mtuk5u7u135jd5kh3yi2g

Një tjetër dështim për Chelsean ishte edhe Alvaro Morata që kaloi nga Real Madridi në vitin 2017 për 70 milionë euro, mirëpo që shënoi vetëm 16 herë në 47 ndeshje në Ligën Premier. /Telegrafi/

Alvaro Morataa

telegrafi sport app