Uruguai dhe Peru do ta kërkojnë sot (29 qershor) me çdo kusht fitoren, në mënyrë që të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.

Përballja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin “Arena Fonte Nova” në Salvador, derisa Wilton Sampaio do të jetë gjyqtari kryesor.


Brazili dhe Argjentina do të jetë përballja e parë gjysmëfinale, ndërsa Kili që e eliminoi Kolumbinë me anë të penalltive, do ta presë fituesin e ndeshjes së sotme.

Uruguai shihet si favorit në letër, mirëpo në këtë përballje asgjë nuk është e sigurt, duke ditur se e kanë shansin e madh që të kalojnë në finale.

Të dyja kombëtaret do t’i kenë në dispozicion lojtarët kryesorë për këtë ballafaqim, gjersa do të kërkojnë një biletë për gjysmëfinale.

Formacioni startues i Uruguai: Muslera, Gonzalez, Godin, Gimenez, Caceres, Bentancur, Federico Valverde, Arrascaeta, Nandez, Luis Suarez.

Formacioni startues i Perusë: Galles, Advincula, Zambrano, Abram, Trauco, Tapia, Youtn, Carrillo, Cueva, Flores, Guerrero. /Telegrafi/

telegrafi sport app