LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Shqipëri – Moldavi

Formacionet zyrtare, Shqipëri – Moldavi

Shqipëria do të përballet me Moldavinë  në ndeshjen e katërt të vlefshme për fazën e grupeve të eliminatoreve për Kampionatin Evropian.

Shqipëria luan në Elbasan Arena, ndeshje që vetëm fitorja i bën punë për t’i mbajtur shpresat gjallë.

Vendi i dytë në grupin H për momentin duket një mision i pamundur, por Shqipëria duhet t’i marrë ndeshjet një e nga një që të grumbullojë sa më shumë pikë.


https://www.facebook.com/350141435085092/posts/2153363001429584/

Fitorja ndaj moldavëve është detyrim për kombëtaren e drejtuar nga Edy Reja, i cili ka bërë disa ndryshime sot në formacion.

Nga minuta e parë kthehet të luajë Armando Sadiku dhe Myrto Uzuni. /Telegrafi/


Shqipëria: Berisha; Mavraj, Ismajli, Veseli; Hysaj, Lenjani, Kaçe, Ramadani, Abrashi; Uzuni, Sadiku

Moldavia: Kosele, Jardan, Efros, Armas, Cebotaru, Carp, Antoniuc, Reabciuk, Suvorov, Damashcan, Ginsari.