Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munich do takohen me fillim nga ora 18:00 në kuadër të fazës çerekfinale në Kupën e Botës për Klube. Kampioni i Evropës, PSG-ja, e siguroi kualifikimin në këtë fazë me një fitore bindëse me rezultat 4-0 ndaj Inter Miamit. Bayern Munich në anën tjetër u desh të djersitej fortë, për të siguruar një fitore me rezultat 4-2 ndaj Flamengos. Herën e fundit kur këto dy skuadra ishin përballur me njëra-tjetrën ishte në nëntor të vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve, ku kishte triumfuar Bayern me rezultat minimal 1-0. Për këtë ndeshje të dy trajnerët Luis Enrique dhe Vincent Kompany, kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion. Formacionet zyrtare: PSG: Donnarumma, Mendes, Pacho, Marquinhos, Hakimi, Ruiz, Vitinha, Neves, Kvaratskhelia, Barcola, Doue. Bayern Munich: Neuer, Stanisic, Tah, Upamecano, Laimer, Pavlovic, Kimmich, Musiala, Coman, Kane, Olise. 

/Telegrafi/

telegrafi sport app