Formacionet zyrtare, Manchester United - AZ Alkmaar: Luhet për vendin e parë në grup

Manchester United e pret AZ Alkmaarin, në ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Evropës.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj ndeshje.
‘Djajtë e Kuq’ me një fitore eventuale kualifikohet për në turin tjetër me pozitën e parë, pasi kanë një pikë më shumë se ta.
Padyshim se kjo do ishte edhe dëshira e Ole Gunnar Solskjaer – pasi në rast dështimi, Unitedit e pret një short tejet i vështirë.
Më poshtë formacionet zyrtare të të dyja ekipeve, teksa takimi fillon në orën 21:00.
Manchester United: Romero; Young, Tuanzebe, Maguire, Williams; Matic, Pereira; Garner, Mata, Martial; Greenwood.
AZ Alkmaar: Bizot; Svensson, Wuytens, Clasie, Wijndal; Midtsjo, Stengs, Koopmeiners; De Wit, Sugawara, Idrissi.

Nga
Telegrafi
12/12/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































