Derbi i 253-të zyrtar i Italisë mes Juventusit dhe Interit do të zhvillohet sot në orën 18:00 në stadiumin Allianz të Torinos.

Juventusi i trajnerit Igor Tudor vjen në këtë përballje me një rekord të pastër pas dy javëve të para të Serie A, duke fituar 2-0 ndaj Parmës në shtëpi dhe 1-0 në transfertë ndaj Genoas.


Nga ana tjetër, Interi i Cristian Chivut ka arkëtuar tre pikë, falë një fitoreje bindëse 5-0 ndaj Torinos në San Siro, por më pas është ndalur me një humbje surprizë 2-1 në shtëpi kundër Udineses.


Sfida pritet të ofrojë disa elementë të veçantë, ballafaqimi mes Tudor dhe Chivut – me këtë të fundit që e mposhti kroatin vitin e kaluar kur ishte trajner i Parmës – dueli interesant mes dy vëllezërve Thuramnë fushë, si dhe roli i blerjeve të reja nga të dyja skuadrat.

Vëmendje e madhe i kushtohet gjithashtu edhe formës së Dusan Vlahovic, që shihet si arma kryesore e bardhezinjve.

Juventus (3-4-2-1): Di Gregorio; Gatti, Bremer, Kelly; Kalulu, Locatelli, Thuram, McKennie; Koopmeiners, Yildiz; Vlahovic



Inter (3-5-2): Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Carlos Augusto; Lautaro, Thuram.



/Telegrafi/

telegrafi sport app