Formacionet zyrtare: Derbi madrilen për Superkupën evropiane

Në stadiumin A. Le Coq Arena në Tallinn të Estonisë, Real Madridi dhe Atletico Madridi zhvillojnë ndeshjen e Superkupës së UEFA-s.
Los Blancos hynë në këtë sfidë si fitues të Ligës së Kampionëve për sezonin 2017/2018, ndërsa Los Rojiblancos e fituan Ligën e Evropës në edicionin e kaluar.
Mbretërit po ashtu do ta nisin takimin si kampion në fuqi, duke qenë se e kanë fituar Superkupën evropiane në dy vitet e fundit.
Ky është edicioni i 43-të me radhë i Superkupës së UEFA-s, ndërsa është hera e parë që zhvillohet në Estoni.
Trajnerët Julen Lopetegui dhe Diego Simeone i kanë gati formacionet e tyre për këtë sfidë.
Formacioni zyrtar i Real Madridit: Navas; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Kroos, Casemiro, Isco; Bale, Benzema, Asensio.
Los Blancos e kanë fituar katër herë deri më tani Superkupën e UEFA-s (2002, 2014, 2016, 2017), ndërsa Los Rojiblancos e kanë fituar dy herë këtë trofe (2010, 2012). /Telegrafi/

















































