Formacionet zyrtare: Chelsea kërkon fitore ndaj Tottenhamit

6:"Picasa
Tottenham Hotspur dhe Chelsea zhvillojnë ndeshjen e javës së dytë në Ligën Premier.
Në xhiron e parë, Blutë pësuan humbje në shtëpi nga Burnley (2-3), ashtu që janë në kërkim të fitores së parë.
Për më shumë, mediat kanë raportuar se Antonio Conte është në rrezik që të shkarkohet, në rast se skuadra e tij pëson humbje.
Nga ana tjetër, Spursat fituan në udhëtim te Newcastle United (2-0) dhe trajneri Mauricio Pochettino me të zgjedhurit e tij do ta kërkojnë një tjetër triumf.
Formacioni bazë i Tottenham Hotspur: Lloris, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Davies, Dier, Wanyama, Dembele, Eriksen, Dele, Kane.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































