Në Stamford Bridge zhvillohet një prej derbive të Ligës Premier, ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit, për ndeshjen e mbetur nga java e tetë në kampionatin anglez.
Blutë nuk po kalojnë një sezon të mirë dhe mbajnë vendin e 11-të në tabelë, prandaj e shkarkuan trajnerin Graham Potter.
Edhe Redsat nuk janë në situatë aq të mirë, pasi i kanë regjistruar dy fitore të njëpasnjëshme, ndërsa kanë katër pikë më shumë se ekipi kundërshtar.
Në këtë ndeshje, vendasit drejtohen nga trajneri i përkohshëm, Bruno Saltor, i cili do t’i vë taktikat e tij përballë Jurgen Kloppit.
Formacioni startues i Chelseat: Kepa; Cucurella, Koulibaly, Fofana; James, Enzo Fernández, Kanté, Kovacic, Chilwell; Havertz, João Félix
Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Gomez, Konate, Matip, Tsimikas; Henderson, Fabinho, Jones; Firmino, Diogo Jota; Darwin Núñez
/Telegrafi/