Formacionet zyrtare, Celta Vigo – Real Madrid: Ancelotti iu beson të rinjve

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshje Celta Vigo – Real Madrid.
‘Mbretërit’ do të jenë mysafirë të Celtas në ndeshjen e xhiros së dytë në La Liga.
Skuadra e Carlo Ancelottit këtë edicion kërkon mbrojtjen e titullit, andaj shkon për fitore në çdo xhiro. Sot kanë përball Celta Vigon, ekip mjaft problematik.
Në javën e parë ‘Los Blancos’ fituan 2-1 ndaj Almerias, ndërsa Celta u nda baras 2-2 me Espanyol.
Mbetet të shihet se si do përfundojë rezultati pas 90 minutave.
Celta Vigo: Marchesin, Mallo, Aido, Unai, Galan, Tapia, Beltran, Oscar, Cervi, Pociencia, Aspas
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Tchouameni, Camavinga; Valverde, Benzema, Vinicius.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































