Formacionet zyrtare: Barcelona - Getafe

Barcelona dhe Getafe i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 24-të në La Liga.
Ndeshja që fillon në ora 16:00 do të zhvillohet në Camp Nou, derisa Blaugranasit i pret një takim aspak i lehtë.
Për këtë takim, katalunasit nuk mund të llogarisin në lojtarët si Ousmane Dembele, Luis Suarez që janë të lënduar, derisa Cristian Lenglet është i suspenduar.
Rey Manaj gjendet në bankën rezervë, e që ndoshta mund të ketë minuta për të dhe njëherësh debutimi i tij te Barcelona në Camp Nou.
Në anën tjetër, mysafirët do të jenë vetëm pa Damian Suarez, që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Umtiti, Alba; Busquets, Arthur, Frenkie de Jong; Ansu Fati, Griezmann, Messi.
Formacioni startues i Getafes: Soria, Nyom, Dakonam, Cucurella, Olivera, Etxeita, Etebo, Arambarri, Maksimović, Mata, Molina. /Telegrafi/





















































