Formacionet startuese: Galata është nikoqir i PSG-së

Turk Telekom Stadium është arena e përballjes për fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Galatasarayt dhe Paris Saint-Germainit.
Gjiganti turk luajti pa gola në udhëtim te Club Brugge dhe ka arkëtuar vetëm një pikë nga takimi i parë.
Nga ana tjetër, kampioni francez e fitoi ndeshjen e xhiros së parë në Parc de Princes kundër Real Madridit, prandaj është në krye të Grupit A me tri pikë.
Do të jetë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve, Fatih Terim dhe Thomas Tuchel, të cilët i kanë gati njëmbëdhjetëshat e tyre për këtë sfidë.
Formacioni startues i Galatasarayt: Muslera; Mariano, Marcao, Luyindama, Nagatomo; N'Zonzi, Seri; Babel, Belhanda, Donk; Falcao.
Ndeshja tjetër e Grupit A është zhvilluar ndërmjet Real Madridit dhe Club Brugge. /Telegrafi/




















































