Formacionet startuese: Chelsea në kërkim të tri pikëve ndaj Southamptonit të rrezikuar
Chelsea është mysafir i Southamptonit për ndeshjen e xhiros së 34 në Ligën Premier.
Blutë kanë mbetur shumë larg zonës që çon në Ligën e Kampionëve (10 pikë prapa vendit të katërt), ashtu që fitorja është më se e domosdoshme.
Kampioni në fuqi është vend të pestë në tabelë me 57 pikë, 10 më pak se Tottenham Hotspur (në vend të katërt) dhe Liverpooli (në vend të tretë).
Chelsea e ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Redsat prandaj do të shpresojë që në takimet e mbetura të arkëtojë pikë maksimale dhe të presë nga rivalët që të lëshojnë pikë.
Nga ana tjetër, Southamptoni është në zonën e rënies nga liga (në vend të 18), por nuk është shumë larg pozitave të mësipërme, prandaj ky do të jetë një takim i vështirë për Blutë.
Mark Hughes dhe Antonio Conte do t'i provojë taktikat e tyre në ndeshjen që zhvillohet në St Mary's Stadium.
Formacioni startues i Southamptonit: McCarthy, Cedric, Bednarek, Hoedt, Yoshida, Bertrand (c), Romeu, Ward-Prowse, Tadic, Hojbjerg, Long.
/Telegrafi/































