LAJMI I FUNDIT:

Formacionet e mundshme, statistika, lojtari për t’u shikuar dhe parashikimi i ndeshjes Tottenham-Liverpool

Formacionet e mundshme, statistika, lojtari për t’u shikuar dhe parashikimi i ndeshjes Tottenham-Liverpool
(Foto: Twitter/Mirror Football)

Tottenham Hotspur dhe Liverpool zhvillojnë ndeshjen e xhiros së njëzet në Ligën Premier, në përpjekje për t’u rikthyer në garën për titull.

Dy skuadrat ndodhen në pozitat gjashtë dhe pesë, ndërsa kanë një pikë dallim mes tyre, 33 dhe 34, derisa lideri i ri i kampionatit, Manchester City, numëron 41 pikë.

Redsat nuk kanë fituar në pesë ndeshjet e fundit, duke regjistruar tri barazime dhe dy humbje (humbje, barazim, humbje, barazim, barazim).


Kurse Spursat, kanë dy fitore, dy barazime dhe një humbje, në pesë sfidat e fundit kampionale (fitore, barazim, fitore, barazim, humbje).

Të dhëna interesante

Tottenhami ka humbur pesë ndeshjet e fundit kampionale ndaj Liverpooli, ndërsa kurrë nuk i kanë humbur gjashtë ndeshje radhazi ndaj kësaj skuadre.

Liverpooli është në kërkim të fitores së tretë radhazi në udhëtim te Spursat për herë të parë, pasi ka fituar në sezonet 2018/2019 dhe 2019/2020.

Pas fitores ndaj Manchester Cityt në sezonin e kaluar, Tottenhami dëshiron të fitojë sërish në shtëpi ndaj kampionit në fuqi të Ligës Premier, që nga koha kur e kishte mposhtur dy herë radhazi Manchester Unitedin në sezonet 1999/2000 dhe 2000/2001.


Formacionet e mundshme

(Foto: The Hard Tackle)

Tottenham Hotspur (4-2-3-1): Lloris; Aurier, Alderëeireld, Dier, Reguilon; Hojbjerg, Winks; Son, Ndombele, Bergwijn; Kane.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Fabinho, Robertson; Thiago, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.


Lojtari për t’u shikuar

(Foto: Instagram/ndombele_22)

Me gjithë praninë e emrave të jashtëzakonshëm në këtë derbi, Tanguy Ndombele pritet të jetë lojtari që duhet shikuar në këtë sfidë. Mesfushori i Spursave po hyn në këtë ndeshje pas disa performancave të mrekullueshme.

Në anën tjetër, ‘Të Kuqtë’ nuk e kanë fituar asnjë ndeshje, në të cilën ka startuar Thiago Alcantara, prandaj mesfushori spanjoll do të dëshirojë ta lë pas vetes këtë statistikë të pafat.

Parashikimi

(Foto: Twitter/Tottenham Hotspur FC)

Liverpooli nuk ka dhënë shumë në fazën e sulmit në javët e fundit dhe gjërat mund të jenë më të vështira përballë Tottenhamit. Pritet të jetë një përballje mjaft e ngushtë dhe parashikimi është që të mbyllet me rezultat të barabartë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori