LAJMI I FUNDIT:

Forca të shtuara të Policisë në veri

Forca të shtuara të Policisë në veri

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë në veri të vendit.

Po ashtu mësohet se një grup i qytetarëve serbë janë mbledhur para komunave Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, të cilët kanë bllokuar hyrjet. Aty janë parë edhe ish zyrtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Raportohet se serbët në Zubin Potok janë mbledhur për të ndaluar kryetarin e ri të kësaj komune Izmir Zeqiri për të hyrë në objektin e komunës.


Gjithashtu raportohet se është lëshuar alarmi në qendër të qytetit ku janë të vendosura objekti i komunës dhe stacioni policor.

Telegrafi ka provuar të marr përgjigje lidhur me këtë nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/