E keni të freskët thënien legjendare, të kryetarit nga viset legjendare, ku gjithçka është legjendare? Kur thuhet diçka, atëherë bjeri vulë me simbolin e kupolës. Sidomos mos dyshoni në nocionet elementare, të cilat ju mbase keni menduar se i dini, por jeni gabuar. Ju nuk i dini.
E keni ju të qartë, çfarë do të thotë linçim? Ç’ është e vërteta, kjo është një fjalë e cila, bashkë me sintagmën demokraci e brendshme, kultin e personalitetit, po (keq)përdoret me shumicë në debatet tona, rreth fraksioneve në Lëvizjen “Vetëvendosje”, dhe po duket sheshit se përdoruesit nuk e kanë edhe aq të qartë kuptimin e tyre, derisa e sforcojnë përtej logjikës së shëndoshë.
Nuk është e qartë se kush e filloi, krejt këtë luftë as pse mori përmasa groteske dhe u shndërrua në ortek fyerjesh e sharjesh publike ndaj njeriut më të votuar të vendit dhe kandidatit për kryeministër të partisë e cila doli të jetë edhe më e madhja në parlament bazuar në numrin e deputetëve. Kjo mund të ketë qenë edhe behanja ma e madhe publike e saj, pra fuqia e saj, e fituar shpejt. Ka mendime se “Kupola” po dridhej nga idetë e reja, të cilat e rrezikonin rehatinë e krijuar në shtëpi, ku të gjitha palët vendore dhe ndërkombëtare po bashkëjetonin me krimin, dhe po pajtoheshin se gjendja është e keqe, por nuk donin turbulenca, sepse ato e kishin gjetur interesin e vet në të.
Pra, gjithçka filloi kur një nënkryetare e parlamentit, bartësin e listës zgjedhore të partisë së vet, e quajti m…në një komunikim të fshehtë besnikësh! Bazuar në publicitetin, ka shumë gjasa që ajo të mbahet mend në historinë tonë më të re, pikërisht për këtë deklaratë e cila paraqet, me gjasë edhe të arriturën saj më të madhe në karrierën politike.
Ndoshta krejt do të përfundonte me këtë mungesë edukate në komunikim sikurse të mbetej me kaq. Por, shpejt u pa se ky ishte veçse m… i parë virtual, që prej përdorimit të shpeshtuar e bëri me erë krejt skenën tonë politike, dhe kjo vështirë mund të ndodhte po të mos bëhej fjalë për një lider opozitar. Asnjërin nga liderët e partive në pushtet, asnjëherë nuk e ka linçuar media, nuk e ka përbuzur dhe poshtëruar kaq pa frikë dhe turp.
Pastaj dikush e përmendi fjalët linçim dhe demokraci e brendshme, pa e pasur ide për kuptimin e tyre. Por, partia e cila mund të ndryshonte gjendjen, sipas interesit të kupolës, duhej ndarë, ashtu si ishte ndarë dikur edhe LDK në kuvendin e karrigeve. Armata e mercenarëve nëpër rrjete sociale i kapi fjalët, e ndyta, të hedhura në etër, dhe bëri aq rrëmujë, sa as sot e kësaj dite nuk është e qartë kush kë po e linçon në këtë (anti)fushatë.
Kur jemi te linçimi dhe etimologjia e fjalës, ashtu kalimthi, në historinë amerikane, përmendej, njëfarë Charles Lynch, oficer dhe gjykatës, pastaj njëfarë William Lynch , i cili në shekullin e XVIII-të, organizonte grupe qytetarësh për të kapur bandat famëkeqe të grabitësve të cilat i dënonte pastaj pa gjykim, sipas qejfit të vet. Përmendet edhe një James Lynch, krye bashkiak i qytetit irlandez, Galway, i cili në procesin gjyqësor të djalit të tij, ishte në rolin e prokurorit dhe gjykatësit, për të marrë edhe rolin e xhelatit pas shpalljes së dënimit. Sot e kësaj dite nuk dihet se cili nga këta shërbeu, apo ishte ndonjë Linch krejt tjetër, për të emëruar fenomenin e gjykimit dhe ekzekutimit të drejtpërdrejtë nga ana e masës. Mund të kenë qenë edhe më shumë, kumbarët, por asnjëri nuk mund të krahasohen me Albinin, as me Dardanin, apo Shpendin dhe me ushtarët e tyre virtual dhe real. Te ne fjalët nuk kanë peshë as kuptim të parë. Kanë vetëm kuptim të dytë dhe shpjegim politik. Politikisht, duhej një linçim dhe po e bënin.
Doli se ushtarët virtual të Dardanit ishin më të shumtë se të Albinit, sepse ata morën përkrahjen e mbrojtjes tonë gjithëpopullore virtuale, por në teren real, ata doli të jenë me pak ushtarë, ose hiç fare. Kjo u duk sidomos nga votimet, e fundit, për zgjedhjen e kryetarit të partisë, u mbajtën në tokë, jo në rrjet, kështu që kandidati fitoi, në garë me vetveten, me një përqindje tejet të lartë sa që të rebeluarit, duket të kenë mbetur krejtësisht pa elektorat për zgjedhjet e radhës.
Debatuesit, dhe kritikët ishin kryesisht të jashtëm. Falë mercenarëve në media dhe në rrejte sociale, u krijua ideja se Kosova nuk ka problem më të madh, e as armik më të madh se Albini. Herë e quanin Albin e herë me emra të tjerë. Madje, kur donin ta shanin dikë, e quanin , “ O Albin! Po e kuptoni?! Ai nga opozita, edhe nga burgu, po e turbullon ujin e pastër, të politikës kosovare. Nga burgu po i linçonte kundërshtarët politik. Po ndërtonte kult personaliteti…!
Nejse, u harruan mëkatet e klaneve, kundër të cilave angazhohej , pikërisht kjo lëvizje. Sido që të jetë, kësaj radhe armiku i brendshëm, dështoi në një përpjekje për ta marrë kalanë nga jashtë, se nga brenda edhe më herët ishin bindur se nuk merrej dot. Fajtorë ishte “Kulti”!
E keqja, shoqëria jonë ende nuk është virtualizuar aq sa të ndryshojë realitetin në tokë. Facebook-u ende nuk është bërë më i fuqishëm se rrjetet partiake. Prandaj, dështoi rrëfimi i ngritur mbi nocione krejtësisht të paqarta, dhe nuk u besua. Janë çoroditur dhe nuk shërbejnë më as sintagmat e njohura, në këtë përpjekje për të ndërruar paradigmën…! Eh, aq shumë besuan në hipnozën virtuale!
Megjithatë, forca nuk e bënë fuqinë! Forca nuk e pat fuqinë me na bindë për rrëfimin e sajuar, as përkundër zhurmës gjithëpërfshirëse
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi