Fonseca mori përgjegjësinë për humbjen nga Parma, por më pas e gjuan tek dikush tjetër

Paulo Fonseca beson se mungesa e qëndrimit pozitiv, energjisë dhe dëshirës për t’u mbrojtur i kushtoi shtrenjtë Milanit në humbjen e tyre 2-1 jashtë fushe nga Parma në Serie A të shtunën në mbrëmje.
Kuqezinjtë tani janë dy ndeshje pa fitore në sezonin 2024-25, pas barazimit 2-2 të javës së kaluar me Torinon. Golat e kundërshtarëve erdhën me Dennis Man pas dy minutash, Christian Pulisic me golin e barazimit pas 66 minutave dhe fituesin përfundimtar nga Matteo Cancellieri 10 minuta më vonë.
Fonseca ishte i frustruar gjatë konferencës së tij mediatike pas ndeshjes, duke thënë se është ‘e vështirë të kuptosh’ performancën e Milanit, duke pasur parasysh se skuadra ishte përgatitur mirë në javën e fundit deri në ndeshjen e së shtunës.
Ai mori përgjegjësinë për paraqitjen, por më pas filloi të kritikonte qëndrimin e lojtarëve të tij në mbrojtje.
“Më duhet të them, përgjegjësia kryesore për atë që ndodh me këtë ekip bie tek unë,” tha Fonseca për DAZN. “Unë marr përgjegjësinë dhe nuk dua të fshihem nga kjo. Megjithatë, është e qartë për mua se ka një problem kolektiv kur bëhet fjalë për mbrojtjen dhe agresionin”.
I pyetur nëse lojtarët e tij kanë një problem qëndrimi, Fonseca u përgjigj: “Unë mendoj se është gjithçka. Ky ekip ka një problem në përgjithësi. Kemi pasur probleme kur nuk kemi bërë presion shumë lart kundër Torinos. Sot ne u përpoqëm t’i bënim lojtarët të bënin presion më të lartë dhe kishim ende probleme”.
“Kur dikush luajti me presionin tonë, u bë e vështirë të qëndronim kompakt dhe të rikuperonim pozicionet tona. Kur u kthyem në pozicion, ishim pasivë. Ka shumë gjëra. Për mua, është një problem me qëndrimin, energjinë dhe dëshirën për të mbrojtur si ekip”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fjalimi motivues që Atdheu Nuhiu i bëri lojtarëve të Kosovës pas fitores ndaj Islandës

Kapiteni Gjimshiti pas triumfit ndaj Andorrës: Në vazhdim do të shihni një Shqipëri të bukur

Sylvinho i lumtur me paraqitjen e Shqipërisë: Ndryshuam skemën pa bërë stërvitje

Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Ish-ylli i Arsenalit është diagnostifikuar me sëmundjen e tuberkulozit

Thierry Henry beson se është një ‘turp’ që legjenda e Anglisë nuk e fitoi asnjëherë Topin e Artë

Ylli i Real Madridit ka frikë të madhe se nuk do të ftohet nga kombëtarja në Botëror

Fjalimi motivues që Atdheu Nuhiu i bëri lojtarëve të Kosovës pas fitores ndaj Islandës

Kapiteni Gjimshiti pas triumfit ndaj Andorrës: Në vazhdim do të shihni një Shqipëri të bukur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

“Kur të dalë nga shtëpia do të zhdukem nga ti” - Egli Tako i kërkon llogari Gjestit për deklaratën e fortë

Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Qytetarët e Kroacisë raportojnë për spirale të çuditshme në qiell

Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për krimet në Kosovë

Pesë gjëra që duhen ditur për bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë

Mushkolaj: LDK-ja e vendosur për opozitë, koalicioni LVV-PDK mbetet për t'u parë