LAJMI I FUNDIT:

Fondi për Sigurim Shëndetësor në Maqedoni nuk ka kontroll të plotë të parave

Fondi për Sigurim Shëndetësor në Maqedoni nuk ka kontroll të plotë të parave

Enti Shtetëror për Revizion (ESHR) ka gjetur mangësi në Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM), ku ka procedura të ndërlikuara afatgjate dhe shumë dokumentacione.

Sipas tyre, në 30% të vendimeve për mjekim jashtë vendit është shkelur afati prej 45 ditësh, ndërsa pacienti nuk ka të drejtë ankese në ndonjë komision të shkallës së dytë, por në të njëjtën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

ESHR konstaton se Fondi nuk ka kontroll të plotë të parave, pasi që nuk ka njohuri nëse shërbimi që e ka paguar ka përfunduar, ndërsa nuk analizohet suksesi i mjekimit në spitalet e jashtme.


Gjithashtu, është konstatuar se ka mungesë të dokumenteve të duhura dhe procedura diagnostifikuese, të patjetërsueshme për një vendim të komisioneve për harxhime plotësuese që dalin nga mjekimi jashtë vendit.

Tutje, më 2015 u harxhuan katër milionë e gjysmë euro për mjekim jashtë vendit, më 2016 shtatë milionë euro, kurse më 2017 u harxhuan gjashtë milionë euro.

ESHR propozon ndryshime në Ligjin për sigurim shëndeteësor për të shkurtuar afatet për udhëzime, dokumentacionet, të rangohen spitalet e jashtme, etj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori