LAJMI I FUNDIT:

Foden ndëshkon shpresat e Kosovës, paraqitje e mirë e djelmoshave të Rafet Prekazit

Foden ndëshkon shpresat e Kosovës, paraqitje e mirë e djelmoshave të Rafet Prekazit

Kosova U-21 ka pësuar humbje me rezultat 2-0 përballë Anglisë U21.

Ka qenë talenti i Manchester Cityt, Phil Foden që ka realizuar në minutën e 25-të të ndeshjes duke përfituar nga një rrëmujë brenda zonës.

Kosovën e ka humbur Lirim Memën nga një lëndim në minutën e 30-të të ndeshjes.


Në vend të tij u inkuadrua Arbnor Muja.

Pikërisht Muja në fundin e pjesës së parë e humbi një rast ideal për shënim, derisa goditi shtyllën pasi u shërbye bukur nga Lirim Kastrati.

Pjesa e dytë solli ritëm të mirë për Kosovën, që tentuan barazimin disa herë.

Por në fund të ndeshjes ka qenë Foden që ka shënuar pas një topi të rikthyer nga mbrojtja (2-0).

Tani Anglia barazon Kosovën dhe Austrinë në grupin 3 me nga gjashtë pikë të grumbulluara.

Ndeshja ka nisur nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2021, i cili do të mbahet në Hungari dhe Slloveni. /Telegrafi/


Anglia U21 – Kosova U21  2-0

Anglia: Ramsdale, Godfrey, Chalobah, Guehi, Sessegnon, Foden, Davies, Gibbs-White, Aarons, Nketiah, Nelson.

Kosova: Smakiqi, Mema, Xhemajli, Kolgeci, Gashi, Zekaj, Hajrizi, Abedini, Kastrati, Daku, Lirim Kastrati.


Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Ndërkombëtare
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori