Kompanitë kosovare kanë filluar të depërtojnë në tregun ndërkombëtar. Shumë prodhues kosovarë kanë filluar që produktet e tyre kualitative t’i shesin në tregun ndërkombëtar edhe përkundër vështirësive që ata kanë në të bërit biznes. Edhe pse numri i atyre prodhuesve që shesin në tregun e jashtëm nuk është i madh, është shumë e rëndësishme që ata po prezantojnë produkte kualitative për konsumatorin e jashtëm.
Ndër ata prodhues që eksportojnë për tregun e jashtëm është edhe Fluidi, kompani e prodhimit të lëngjeve, e cila këto ditë ka lansuar 6 produkte të reja të lëngjeve të cilat veç se ka filluar që t’i eksportojë në tregje të mëdha si SHBA, Holandë, Suedi, Zvicër, Australi, dhe Shqipëri.
Sigurisht që këto produkte për shkak të cilësisë së tyre kanë gjetur vend në raftet e marketeve në këto vende. Siç duket shijet origjinale portokall, boronicë, pjeshkë, mollë, mollë e gjelbër dhe vishnje, kanë tërhequr vëmendjen e blerësve të jashtëm dhe po konsumohen në këto vende. Paketimet e reja e ruajnë shijen dhe origjinalitetin e lëngjeve të frutave, duke e bërë produktin të pëlqyer edhe në tregjet e pa eksploruara më herët për prodhuesit kosovarë. Dërgesat e para të produkteve të reja janë nisur javën e kaluar, ndërsa pritet që në muajt në vijim të këtë edhe më shumë produkte të reja të pranishme në tregjet e huaja.
Ne këndvështrimin biznesor, kjo është një arritje e madhe jo vetëm për një biznes kosovar por edhe për vetë ekonominë kosovare. Qasja në tregje të mëdha do t’ju ofroje prodhueseve mundësi më të mëdha për investime në vend, punësim lokal dhe rritje ekonomike të vendit. Ky trend që ka filluar me Fluidi mund të sjellë përfitime të mëdha për të gjithë, duke e krijuar kështu një mundësi të mirë edhe për prodhuesit e tjerë kosovare për pjesëmarrje në tregjet e huaja, duke konkurruar kështu me kualitetin e prodhimeve te atyre vendeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa