LAJMI I FUNDIT:

Florjeta Seferi, banorja e radhës në Big Brother VIP Kosova 3

Florjeta Seferi, banorja e radhës në Big Brother VIP Kosova 3

Florjeta Seferi, 24 vjeçe dhe artiste e grimit, është banorja e radhës që do të hyjë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo jeton në Itali dhe premton të sjellë energji të lartë dhe shumë dinamizëm në shtëpinë e Big-ut.

Florjeta ka ndarë se ajo është e prirur të debatojë nëse nervozohet, duke treguar se do të jetë një prezencë interesante dhe tërheqëse për publikun.


Foto: Screenshot/YouTube

Ajo hyn në shtëpi si beqare dhe është gati për të përballuar çdo sfidë që do t’i vijë përballë.

Me energjinë dhe pasionin e saj, Florjeta premton të jetë një nga banoret më të spikatura të sezonit. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube