LAJMI I FUNDIT:

Florian Dushi tregon dilemat e LDK-së për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Florian Dushi tregon dilemat e LDK-së për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Zyrtari i LDK-së, Florian Dushi thotë se në parim Lidhja Demokratike e Kosovës respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne nuk jemi si një pjesë e skenës politik që pranon vetëm vendimet që janë në favor të tyre, ndërsa tjerat jo”, tha ai në RTV Dukagjini.

Megjithatë Dushi thotë se LDK ka dilema për pjesë të caktuara të vendimit të Kushtetueses.


“Dilemat janë kryesisht te koha ku deputeti ka humbur mandatin. Ne mendojmë se aktgjykimi për dënimin e këtij deputeti është bërë në legjislaturën e kaluar. Prandaj edhe mandate I këtij deputeti është humbur në legjislaturën e kaluar. Ky deputet i është nënshtruar një procesi të rregullt të certifikimit brenda KQZ-së dhe në përputhje me aktvendimet e Gjykatës Supreme nga viti 2017. Supremja kishte konstatuar se e drejta për t’u zgjedhur nuk mund të cenohet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-përfaqësuesi i LDK-së në KQZ thotë se edhe 40 ditëshi i caktuar nga Kushtetuesja është i çuditshëm.

“Është interesante nga ka ardhur edhe ky 40 ditëshi. Ligji thotë se zgjedhjet duhet të mbahen mes 30 dhe 45 ditë”.

Duke folur për gatishmërinë e LDK-së për të shkuar në zgjedhje, Dushi ka thënë se situata nuk mund të krahasohet me zgjedhjet në Podujevë.

“Tash ka një mobilizim tjetër dhe situata dallon nga ato zgjedhje. Edhe në Podujevë po të kishte zgjedhje edhe për asamble lokale situata do të dallonte pasi ata do të angazhoheshin në zgjedhje”, tha ndër të tjera Florian Dushi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori