Ajo tashmë njihet për eksperimentet që bën në pamje dhe jo vetëm kaq.

Fjala është për reperen nga Istogu, Rina Balaj, që tashmë ka provuar të gjitha ngjyrat e flokëve.


E së fundmi ajo është kthyer në një zeshkane të theksuar, të cilën rrallë herë e kemi parë të tillë.

244250847 1540122929688521 7828259970940282368 n Rina Balaj (Foto: Instagram)

Autorja e “Rosita” ka realizuar një fotosesion para aparatit të fotografit Klevin Halili dhe dukej e mahnitshme.

Kostumi i bardhë unik e ka bërë të shfaqet edhe më në formë, në fytyrë nuk kanë munguar as nuancat blu.

244013696 547434403182018 2991176893269241696 n Rina Balaj (Foto: Instagram)

Fotografitë morën mijëra pëlqime për vetëm pak minuta e po ashtu edhe reagimet ishin nga më të ndryshmet.

“Addiction” mbetet prurja e fundit e realizuar nga Balaj me mbi dy milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/