Truke nga revistaclass për flokë më të shëndetshëm gjatë periudhës së dimrit:

- Ha sa më shumë fruta të freskëta (mollë, agrume), karota, fruta të thata, kajsi. Ato do të të ndihmojnë shumë për t'u përballuar mungesën e vitaminave gjatë sezonit.


- Përdor multivitamina posaçërisht për shëndetin e flokëve, meqë gjatë dimrit ato pësojnë tharje.

- Mund edhe t’i presësh pak majat, nëse do t’i kesh më të shëndetshëm. Në këtë mënyrë eliminon edhe flokët e vdekur.

- Përdor shampon freskues, i cili i ushqen flokët vazhdimisht dhe u jep atyre shkëlqim.

Kenmont Autumn Winter Warm Women Girl Lady Jacquard Hand Knit Beanie Cap Rabbit Fur Hair Ball

- Gjatë ditëve me temperatura të ulëta është mirë të përdorësh kapuç ose kapele. Kjo mënyrë i ruan flokët nga yndyrosja, por edhe nga i ftohti.

- Laje kokën gjithmonë me ujë të ngrohtë, por në asnjë rast me ujë të nxehtë.

- Gjatë kohës që i lan, bëji edhe një masazh kokës me mollëzat e gishtave. Masazhi ndihmon për të rritur furnizimin e qelizave me gjak, duke ndihmuar kështu edhe në rritjen më të shpejtë të flokëve, por edhe në përmirësimin e formës së tyre.

- Krihi flokët në drejtime të ndryshme, jo gjithmonë në të njëjtin drejtim.

- Përdor maska të posaçme për humbjen e flokëve, të cilat bëjnë një punë të shkëlqyer në eliminimin e flokëve të dëmtuar. /Telegrafi/