Brendi ndërkombëtar i këpucëve nga Turqia ‘FLO’ me seli në Kosovë dhuroi 163 palë këpucë donacion për dyqanin e bamirësisë Teshavesha, program ky i organizatës humanitare Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.
FLO është brend ndërkombëtar i këpucëve nga Turqia, brend i cili tashmë operon edhe në Kosovë me dy pika të shitjes në Fushë Kosovë dhe në Prizren.
FLO është njëra ndër brendet e pakta e cila ofron modele te shumta për femra, meshkuj dhe fëmijë duke i’u përshtatur stilit të secilit me llojllojshmëri të madhe të produkte.
“Duke dhuruar produkte të veshmbathjes, kompania ‘FLO’ ndikon jashtëzakonisht shumë në ngritjen e shitjeve të dyqanit të bamirësisë, kështu duke ndihmuar në ngritjen e fondeve për përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Për më tepër, ndikon në ngritjen e cilësisë së produkteve që iu ofrojmë klientelës sonë si dhe laramani të nevojshme të produkteve’, u shpreh Janinë Mehmeti nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.
Dyqanet e bamirëse ‘Teshavesha’ pranojnë dhe shesin rroba të përdorura nga qytetarët, ndërsa fondet e mbledhura shkojnë për programet të cilat ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve, si: blerja e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, zhvillimi i sistemit të referimit neonatal ofrimit të Pap Testeve Falas dhe zhvillimi i qendrave informuese për shëndetin e gruas “Klasat për Nëna”. Përmes këtij donacioni të majmë, FLO është shembull i përgjegjësisë sociale për brendet dhe bizneset e tjera në vend.
Teshavesha riciklon rreth 2,100 kg tekstili në muaj, dhe rreth 25,200 kg tekstili në vit kështu duke kontribuar në ruajtjen e mjedisit. Me anë të fondeve të mbledhura nga Teshavesha jetët e rreth 1000 foshnjave në Kosovë janë shpëtuar si rezultat i përdorimit të medikamentit Survanta, dhe rreth 3000 gra kanë përfituar duke qenë pjesë të ligjëratave falas në Qendrat Informuese Për Shëndetin e Gruas, ‘Klasat për Nëna. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët