Një futbollist xhirohet duke pirë birrë gjatë një ndeshje të “Play-Off” të ligës bullgare për Ligën e Evropës.

Incidenti komik ndodhi gjatë ndeshjes mes Levski Sofies dhe FK Vereya, ku skuadra fituese do të kishte të drejtën të paraqitet në garat evropiane.


Kur rezultati tregonte shifrat 0-0 gjatë minutës së 28, Ivan Bandalovski vendosi të ‘flladitej’ duke pirrë një kanoçe me birrë.

E kjo duket se e ka ndihmuar lojtarin pasi që doli të jetë një ndër lojtarët vendimtar të takimit, kur barazoi rezultatin me një gol në minutën e 93-të.

Megjithatë, skuadra e Vereyas pësoi humbje në penalti me rezultat 9-8.

Levski siguroi të drejtën për kualifikimet e sezonit të ardhshëm të Ligës së Evropës. /Telegrafi/

telegrafi sport app