Flini gjumë në një dhomë të ngrohtë dhe vuani nga kolla e natës?! Këto katër truke do t’ju ndihmojnë, një prej tyre është konsumimi i çokollatës
Ajri i thatë në kohën e gjumit është makthi më i madh
Moti i ftohtë i sjell gëzim dikujt, por një gjë është e sigurt. Moti i ftohtë, më saktë sezoni i ngrohjes, sjell me vete një nivel të reduktuar të lagështirës në ajër, që është burim potencial i shumë problemeve.
Është një besim i rrënjosur që lagështia shkakton shumë probleme shëndetësore dhe se zvogëlimi i lagështisë mund të sjellë vetëm të mira.
Makthi më i madh është pa dyshim kolla e thatë që na prishë gjumin, transmeton Telegrafi.
Në vijim të këtij teksti po ju sjellim katër mënyra të thjeshta për ta parandaluar këtë dukuri.
Lagështues ajri
Përdorni lagështuesin e ajrit. Disa ngrohës kanë një rezervuar uji që shërben për të parandaluar tharjen e ajrit. Në radiatorë mund të vendosni enë të posaçme që mbushen me ujë dhe janë thjesht të instaluara në radiator, nuk zënë shumë hapësirë dhe nuk mund të derdhen.
Tekefundit, mund të vendosni një tenxhere me ujë mbi radiator. Provojeni. Problemin me kollën mund ta eliminoni. Shtoni disa pika vaj mente dhe merrni një freskues të mrekullueshëm të ajrit.
Hiqni ngrohësit
Shmangni gjumin nën ose pranë ventilatorëve dhe kondicionerëve, si dhe pranë ngrohësve elektrikë, veçanërisht atyre që funksionojnë me një sistem shkarkimi të ajrit të nxehtë. Pluhuri dhe grimcat e tjera grumbullohen në brendësi të tyre me kalimin e kohës, të cilat i thithni gjatë natës dhe për këtë arsye kolliteni.
Shmangni sprejet
Shmangni përdorimin e parfumeve, freskuesve të dhomës dhe spërkatësve tjerë në dhomën ku flini.
Hani pak çokollatë
Qe një justifikim i mirë për të shijuar këtë ushqim që të gjithë e duam dhe shpeshherë e fajësojnë për mbipeshën. Çokollata, kakao dhe shumë ëmbëlsira me çokollatë përmbajnë teobrominë, një substancë që mund të zvogëlojë aktivitetin e nervit vagus që shkakton kollitjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025