Me kërkesë të Gjykatës kompetente, në Ministrinë e Drejtësisë është dorëzuar urdhëresa për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar për tre persona, ndërsa këto fletarreste kanë arritur edhe në Drejtorinë e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se bëhet fjalë për bosët e nëntokës në atë pjesë të vendit, Zvonko Veselinoviq, Millan Radojçiq dhe Millan Mihajlloviq, i njohur me nofkën ‘Pop’.
Veselinoviq, Radojçiq dhe Mihajlloviq, për banorët e veriut janë të njohur si sinonim i nëntokës, i dhunës, kërcënimeve dhe distribuimit të narkotikëve.
Sipas këtyre burimeve, ata punojnë së bashku kohë të gjatë dhe përveç që kanë pasuri marramendëse, janë të lidhur edhe me kompanitë më të mëdha në Serbi.
“Bosët e veriut kanë qenë të akuzuar për pasurim të paligjshëm edhe në Serbi, derisa nga partnerët e tyre, kompanitë dhe bankat, janë konsideruar si klientë shumë të rëndësishëm. Mirëpo në fund të gjykimit para disa viteve, u konstatua se aktakuza ndaj tyre ka qenë e motivuar politikisht dhe si e tillë, me ndërrimin e pushtetit në Serbi, ka përfunduar në shportën për bërllok të Gjykatës speciale për krim të organizuar në Beograd”, thotë burime të KosovaPress-it.
Burimet më tej shtojnë se bosët pasi janë liruar me ‘duar dhe fytyrë të pastër’, kanë arritur ndër vite që me punë të kundërligjshme të ngrisin pasurinë dhe pushtetin e tyre, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi.
Emri i Millan Radojçiqit, i njohur më shumë për opinionin kosovar si nënkryetar i Listës serbe, ndërlidhet me shumë ngjarje në veri, duke përfshirë edhe vrasjen e politikanit Oliver Ivaniviq.
Ai pati arritur t’ju ikë organeve të rendit gjatë një operacioni të këtyre të fundit muaj më parë në veri të vendit, me ç’rast ishin arrestuar katër persona, ndërsa prej atëherë besohet se ndodhet në Serbi, madje shfaqet publikisht së bashku me krerët e shtetit të Serbisë në takimet me Listën Serbe./KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova