LAJMI I FUNDIT:

Flet Sulisi: E godita sepse ishte provokues (Video)

Flet Sulisi: E godita sepse ishte provokues (Video)

Hajredin Sulisi, njeriu i cili, sipas televizionit bullgar Nova, sulmoi me grusht qytetarin nga zona e prekur nga përmbytjet në Shkup për televizionin në fjalë ka dhënë versionin e tij të incidentit:

“Ai erdhi tek unë, më shau dhe shkoi. Babai i tij ishte i vetëm në shtëpi dhe i thash-thuaji djalit tënd, më shau nënën, çka nuk më shau. Më tha mirë, do ta rregulloj. Unë i thashë atij se nëse vazhdon kështu, do të marr masa tjera. Më tha jo, lëre atë, unë do të merrem me të. Pastaj unë vajta për ta pastruar terrenin sepse vinte kryetari i OBRM-PDUKM-së, zyrtarë të BDI-së dhe të tjerë dhe i them se duhet ta pastrojë rrugën për të filluar punën, ai erdhi nga aty dhe më kapi për dore dhe filloi të më shajë- nënën, fëmijët, gruan, dhe unë i thash ngadalë, por ai më shtyu. Fletorja ishte në dorën time, ndoshta edhe mund ta kisha goditur, nuk e di, e kam shtyrë…Vërejta që ishte provokues që nga hera e parë kur filloi të më shajë, sepse unë isha një orë para asaj kohe atje, pastruam me kamion dhe ai filloi të shajë, dhe unë mbeta i befasuar dhe e pyeta kë e shanë, ai më tha, juve dhe Qeverinë dhe secilin që është këtu. Dhe kaq ishte, kam harruar. Ka pasur edhe disa kolegë nga puna dhe më thanë, lëre’, shtoi ndër të tjera Sulisi, personi i cili e sulmoi qytetarin gjatë vizitës së Gruevskit në Hasanbeg.

Tensione në zonat e vërshuara: Ndjekësi i Gruevskit godet një person (Video)
Lexo po ashtu Tensione në zonat e vërshuara: Ndjekësi i Gruevskit godet një person (Video)

Mësohet se personi që u sulmua nga Sulisi, është aktivisti i partisë “E majta” Goce Markovski. /Telegrafi/


https://www.youtube.com/watch?time_continue=6&v=m6R_IK8A7Q8

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori