Murat Mehmeti është përballur me shumë presione, pasi që ka raportuar keqpërdorim në vlerë prej 4 milionë eurosh. Pikërisht, pretendimet e Murat Mehmetit, kanë rezultuar me aktakuzë të ngritur ndaj një zyrtari.
Murat Mehmeti, inspektor në Administratën Tatimore të Kosovës, është njëri nga sinjalizuesit i cili tregoi për rreth 4 milion euro të keqpërdorura prej evazionit fiskal.
Për këtë, sipas Mehmetit, fillimisht prokuroria shigjetat e hetimit i kishe drejtuar drejt tij. Ai madje thotë se kishte edhe presione gjatë punës.
“Kam pasur presione të shumta gjatë punës. Më bëhej vlerësimi i performancës. Së paku katër herë kam dalë para Komisionit Disiplinorë. Thjesht kam qenë para largimit nga puna. Kam mbijetuar sepse gjithmonë kam kërkuar transparencë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Murat Mehmeti.
Këto sanksione kishin filluar në momentin kur ishte rënë në gjurmë të, siç thotë ai, “peshqve të mëdhenj”.
“Në momentin kur janë prekur ‘peshqit e mëdhenj’ më patën filluar problemet. Prokuroria nuk vepronte dhe filluan shigjetat drejt meje. Dy herë jam larguar dhe në të dy herët jam kthyer duke ndjekur rrugën ligjore. Kam vazhduar punën ku punoj edhe tash”, deklaroi Mehmeti, përcjell Telegrafi.
Në sinjalizimin e tij bëhej fjalë për grupe të organizuara, që kishin vepruar për më shumë se 10 vite. Ata kishin shfrytëzuar gjendjen sociale të personave të pastrehë, e me probleme shëndetësore duke iu kanë hapur firma në emër të tyre.
“Kryesisht ishin njerëz të pastrehë dhe të pa shtëpi. Ne e kemi ditur që këta persona nuk kanë kapacitete ekonomike dhe intelektuale për të drejtuar biznese. Ne kemi punuar në drejtim të personave që qëndrojnë mbrapa tyre”, thotë Mehmeti.
E këto pretendime të Mehmetit më 16 dhjetor kanë përfunduar me aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj ish-ushtruesit të detyrës së drejtorit të Njësisë së Hetimeve Tatimore dhe të Inteligjencës, Safet Krasniqi.
“I pandehuri S.K. për disa biznese nuk ka ndërmarr asnjë aktivitet, vizitë, kontrolle, rikontrolle e as inicim të procedurave penale, duke shpërdorur pozitën e tij zyrtare apo autoritetin e tij. Ka autorizuar punëtorët e ATK-së, duke kërkuar nga ata që të vizitonin disa nga bizneset ekonomike dhe duke kërkuar nga këta zyrtarë të Administratës Tatimore, të bëjnë korrigjimet e deklarimeve tatimore në ato biznese të vizituara, në cilat deklarime kanë qenë të lidhur me faturat e dyshuara dhe transaksione fiktive me biznese fiktive, duke mos ndërmarr veprime hetimore në procedura penale”
Ndër të tjera thuhet se gjatë periudhës kohore nga viti 2013, deri në muaj shkurt të vitit 2019 Krasniqi ka vepruar me qëllim të shkaktimit të dëmit në buxhetin e shtetit për përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për 120 bizneset ekonomike./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri