Portieri i Anglisë, Jordan Pickford, ka folur pas fitores me penallti ndaj Kolumbisë.

Ai ka treguar se si i ka studiuar penalltitë e lojtarëve kolumbianë dhe sekretin e pritjes së tyre.


“I kam studiuar shumë penalltitë e tyre. Jam i fortë dhe i shkathët”.

GettyImages 990977506 Festa e anglezëve (Getty)

“Nuk më intereson që nuk jam portieri më trup të madh, sepse gjëja më e rëndësishme është të jesh në vendin e duhur në momentin e duhur”.

“Gjithçka qëndron te pozicionimi dhe unë arrita ta ndalja topin me dorën time”.

GettyImages 990979284 Jordan Pickford hero (Getty Images)

“Ishim të sigurt për fitoren, edhe pse takimi u vendos nga penalltitë. E dinim se ishim në gjendje të fitonim”, ka thënë Pickford pas ndeshjes.

Anglia tani do të takohet me Suedinë në çerekfinale. /Telegrafi/

telegrafi sport app