LAJMI I FUNDIT:

Fleckenstein thërret BE-në që të fillojë bisedimet me Maqedoninë

Fleckenstein thërret BE-në që të fillojë bisedimet me Maqedoninë

Euro-deputeti, Knut Fleckenstein thirri liderët e BE-së të hapin bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë në Samitin e qershorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duhet të veprojmë në Maqedoni, atje ka një erë e re, marrëveshja me Bullgarinë e tregon atë, duhet të përkrahim atë që bënë Zaev dhe Tsipras, ata bënë përpjekje që të zgjidhin çështjen e emrit, deklaroi Fleckenstein sot në seancën plenare të Kuvendit Evropian.

Bashkimi Evropian duhet të reformohet, e dimë, se punët nuk shkojnë paralelisht, bisedimet nuk nënkuptojnë se je pjesë e BE-së, deklaroi Fleckenstein.


Ai bëri thirrje që BE të jetë më i pranishëm në Ballkan dhe se Samit me vendet e Ballkanit Perëndimor një herë në 15 vite nuk është e mjaftueshme. /Telegrafi/