Flamuri shqiptar me sfond të kuq, ku shqiponja e zezë fluturon mbi gjarprin e gjelbër!?
“Le Rappel” ka botuar të enjten e 25 dhjetorit 1903, në faqen e dytë, një shkrim në lidhje me prodhimin dhe përdorimin asokohe të 1750 flamujve shqiptarë. Shkrimi është si më poshtë: “Flamuri shqiptar (Nga korrespondenti ynë i veçantë) Athinë, 23 dhjetor. Flamuri shqiptar, që do të valëvitet në kryengritjen e ardhshme të përgjithshme në Shqipëri, është gati. Është një rikonstitucion i flamurit të shefit të famshëm Skënderbe. Në një sfond të kuq, ai ka imazhin e një shqiponje të zezë që fluturon mbi një gjarpër të gjelbër. Si simbol i bashkimit të të gjitha fiseve, pa asnjë dallim, është vendosur në bosht një kryq dhe një hënë. 1,750 flamuj janë shpërndarë në mesin e korit të vullnetarëve. Një komitet ekzekutiv u formua prej pesë anëtarësh me misionin e drejtimit të operacioneve të kryengritësve shqiptarë.” /Darsiani/





























