1.
Muaj më parë pata vizituar Mitrovicën. Qe bërë kohë e gjatë që s’më binte udha kah ky qytet. Dikur qyteti verior i Kosovës, tashmë pothuaj kufitar. Mos vet.
Me të marrë fund programi i paraparë, me shokët vendosëm të kalonim matanë Urës së Ibrit. Ishte hera e parëqë unë shkelja në atë pjesë të tokës sime. Eh, nuk e di sa mund të quhet “e imja” diçka që nuk e zotëroj. Sidoqoftë.
Sot e asaj dite ende s’e kam marrë veten nga pyetja që ma bluante kokën: si është e mundur që një lumë me gjerësi disa metrash të shndërrohej në një hendek aq të madh? Dallimi mes dy brigjeve është pakrahasimisht i madhdhe jo për nga zhvillimi, se që të dyja hapësirat dergjeshin nga lënia pas dore e shtetit të Kosovës. Veriu nga pafuqia, ndërsa jugu nga injoranca.
2.
Në pjesën veriore të qytetit, gjithandej valëviteshin flamujt serbë. Kjo s’bëhej në kuadër të së drejtës së minoritetit që të ruajë simbolet e veta etnike. Jo, jo. Përkunrazi, paraqitej si simbolikë e arrogancës dhe sfidimit të shtetësisë së Kosovës. E ky injorim dhe kjo tallje me subjektivitetin e shtetit tonë vazhdon.
3.
Dhjetëshja ka përdorim të gjerë në zhargonin popullor. Porosia e një “dhjetëshe në kajmak” edhe e kënaq shpirtin e myshteriut e që besa e bën të lumtur edhe shitësin e qebapave. Dhjetëshja në fakultet e motivon studentin. Dhjetëshi i madh i futbollit, Messi, mahnit dynjanë. Edhe e jona Republikë sivjet po bëhet dhjetë. Po, duhet pranuar, deri sot nuk na ka kënaqur si këto që u përmendën. Madje, na ka zhgënjyer. Na ka sjellë në një pozitë ku qytetarët të vënë në pikëpyetje mundin e tyre ndër dekada. Por, mendja jonë kolektive ka nevojë të perceptojë faktin se republika është më shumë se qebapat, fakulteti e futbolli. Prandaj përpjekja që lipset për ta mbajtur e konsoliduar atë i tejkalon këto tjerat.
4.
Flamuri është një simbol i shtetit dhe përdorimi i tij rregullohet me ligj. Flamuri shtetëror i Kosovës nuk është demokratik. Në procesin e përzgjedhjes së tij nuk është pyetur fare populli. Bile, as përfaqësuesit e tij jo. Por ama është legal. Është pranuar më pastaj nga Parlamenti. Deri sot nuk kam dëgjuar që juridikisht ndokush t’i ketë kërkuar llogari ndonjërit nga deputetët që e kanë miratuar ligjin përkatës për simbolet e shtetit apo që t’i ketë ndëshkuar me votë të njëjtit. E pothuajse në secilin përvjetor bëhet e njëjta zhurmë: duhet përfillur apo jo këtë kaltrosh evropian që na tregon se si (duhet!) i kemi kufijtë(natyrisht, pa versionin e demarkacionit) të ndriçuar nga lart me yje shumë. Tash për tash gjashtë janë, me sa di.
5.
Shija është individuale dhe për të s’ka nevojë të bindet tjetri. Megjithatë, në jetë ka gjëra që duhet t’i nënshtrohen konsensusit. Pra, një pranimi më të gjerë. Flamuri ynë republikan është një ndër kartat e identitetit të shtetit tonë. Dizajni i kartës së identitetit edhe mund të të mos pëlqejë. Zgjidhja mund të jetë ndryshimi i tij dhe jo refuzimi i tërësishëm. Nuk është e hijshme për një qytetar taksapagues të përçmojë simbolin me të cilin vendi i tij njihet ndërkombëtarisht. Pa pasur vetërespekt nuk mund të presësh diç të tillë nga tjetri.
6.
Krijimi i situatave artificiale sjell vetëm retorika boshe. Ndërkaq, koha pret si shpata. S’e kemi luksin të humbasim energji më tepër me gjëra që nuk përcaktojnë mirëqenien e përgjithshme. Romantizmi gjen shtrat në poezi, kurse në politikë realizmi. Folklori në libra e në çifteli, argumenti racional në praktikën institucionale. Së paku kështu do të duhej të ishte.
7.
Përvjetori i dhjetë i Pavarësisë do të më gjejë larg Kosovës. Me flamur të republikës apo pa të, kremtimin do ta mund ta bëj fare lirshëm. Jo si në breglumin verior të Ibrit. Paradoks, apo?
Dekada e dytë e ymrit të Republikës qoftë më e bereqetshme e më e arsyeshme se e para që po lëmë mbas!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania