LAJMI I FUNDIT:

Fjolla Morina tregon se shpenzoi mbi 3500 euro për një çantë Bottega Veneta

Fjolla Morina tregon se shpenzoi mbi 3500 euro për një çantë Bottega Veneta
Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka qenë në cak të mediave këtë kohë për shkak të postimeve në rrjete sociale.

Ajo është komentuar vazhdimisht për ndarjen nga partneri i saj, biznesmeni Fisnik Syla, e po ashtu edhe për ‘thumbat’ që kanë bërë ndaj njëri-tjetrit.

Tani pas ndarjes, ajo po shijon në maksim jetën e natës teksa është e shoqëruar vazhdimisht nga miqtë e saj.


Foto: Screenshot/Instagram

Zeshkania së fundmi ka publikuar një video të një prej çantave të saj të markës ‘Bottega Veneta’.

Fisnik Syla reagon për një deklaratë të fundit të Fjolla Morinës: Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dashur vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë
Lexo po ashtu Fisnik Syla reagon për një deklaratë të fundit të Fjolla Morinës: Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dashur vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë

Në një tjetër postim në InstaStory, 36-vjeçarja tregon se kjo çantë kap vlerën e mbi 3500 eurove.

Foto: Screenshot/Instagram

Fjolla jo rrallëherë flitet edhe për veshjet provokuese e po ashtu edhe për markat e shtrenjta.

Ajo këtë vit mes tjerash ka bërë edhe rikthimin në muzikë me një bashkëpunim me reperin Nush. /Telegrafi/