Në kuadër të Konferencës për Sigurinë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, të premten u zhvillua një debat për Ballkanin Perëndimor, ku morën pjesë liderë të rajonit.
Kryeministri i Kosovës, duke marrë pjesë në debat, ka thënë se ka ardhur koha që Serbia të çlirohet nga Kosova.
Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë; mirëpo Kosova duhet t’i ketë parasysh tri parime për t’i shëruar plagët e planit të dështuar.
Sipas tij, 1) nuk ka marrëveshje pa dialog, 2) nuk ka dialog me harta, dhe 3) pa presidentë rreth hartave.
“Unë besoj se Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian janë shumë të rëndësishme për njëra-tjetrën. Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga BE-ja dhe ne kemi nevojë për ndihmën e BE-së në fushën e drejtësisë dhe krijimit të vendeve të punës. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është e rëndësisë së madhe për demokratizimin e vendit”.
“Ne besojmë se BE mund të na ndihmojë me eksperiencën e saj e posaçërisht Gjermania. Ne e konsiderojmë si ngjarje shumë fatkeqe deklarimin e presidentit Junker në vitin 2014, kur ai tha se nuk do të ketë zgjerim të BE-së sepse kjo solli tri rreziqe të mëdha. Dy përpjekje puqesh: Njëri në Mal të Zi dhe tjetri në Maqedoni dhe gjithashtu projektin për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti, njofton Klan Kosova.
“Ne i kemi pasur këto tri rreziqe për shkak të mungesës së vizionit për zgjerimin e BE-së. Unë e kuptoj se reformat janë të nevojshme, por ato janë të nevojshme edhe përbrenda BE-së. Unë besoj se Ballkani Perëndimor duhet t’i bashkohet BE-së në të njëjtën kohë, nuk ka mënyrë tjetër”.
Kurti ka thënë se duhet të punohet në atë drejtim që gjashtë shtetet e Ballkanit t’i bashkohen BE-së në të njëjtën kohë.
“Kjo ideja e Mini-Shengenit nuk është shumë e qartë për mua, nuk kam parë shumë dokumente, është një ide e pa projektuar për implementim. Besoj se duhet të hyjë në procesin e Berlinit, kështu do të ishte më së miri, kur të gjashta shtetet janë në tavolinë”.
“Njëjtë sikurse Plani Marshall, që u hartua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore, tani neve na duhet një Mini-Marshall Plan për shtetet e Ballkanit Perëndimor”.
“Gjëja e fundit, por edhe më e rëndësishmja, ne duhet të jemi të gatshëm për dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet t’i kemi parasysh tri parime për t’i shëruar plagët e planit të dështuar. Duhet ta përgatisim mirë, me parime të mira dialogun e ardhshëm në rajonin tonë, në veçanti atë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 1) s’ka marrëveshje pa dialog, 2) s’ka dialog me harta, dhe 3) pa presidentë rreth hartave”.
“Pothuajse të gjithë prej jush na ndihmuat që 20 vjet më parë Kosova të çlirohet nga Serbia. Tani mendoj e ka ardhur koha që të ndihmohet Serbia për t’u çliruar nga Kosova. Pra, pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, duhet të bëhet çlirimi i Serbisë nga Kosova”, tha Kurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite