LAJMI I FUNDIT:

Fjalimi i eurodeputetit Mandl: Kosova e ka paguar me gjak lirinë, por qytetarët e saj nuk kanë liri të lëvizjes

Fjalimi i eurodeputetit Mandl: Kosova e ka paguar me gjak lirinë, por qytetarët e saj nuk kanë liri të lëvizjes
Foto: Arkiv

Eurodeputeti Lukas Mandl në një fjalim në Parlamentin Evropian rikujtoi se populli i Kosovës me gjak ka paguar lirinë që sot e gëzon, ndonëse ndër përkrahësit më të mëdhenj të proceseve integruese është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka liberalizim të vizave. 

Mandl në fjalimin e mbajtur para eurodeputetëve theksoi se Kosova është një demokraci e qëndrueshme.

“Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e Evropës. Sot do të flasim për Republikën e Kosovës, raportin për Kosovën.


Parlamenti Evropian voton sot raportet për Kosovën dhe Serbinë - kërkohet njohja e ndërsjellë
Lexo po ashtu Parlamenti Evropian voton sot raportet për Kosovën dhe Serbinë - kërkohet njohja e ndërsjellë

Dua të them se Kosova e ka paguar me gjak lirinë… Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndihmuar vendin që të fitojë pavarësinë. Ky vend është bërë demokratik dhe ka sundim të ligjit.

Është një demokraci e qëndrueshme… Po sundimi i ligjit duhet të përmirësohet, por ata kanë një Kushtetutë të fuqishme… Ky shtet është njohur më shumë se 100 shtete, përfshirë edhe Izraelin.

Ky shtet është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon liberalizimin e vizave….Premtimet e dhëna nuk  janë respektuar… Shumë mund të mësohet nga njerëzit e Kosovës, demokracisë më të re në Evropë”, tha ndër të tjera eurodeputeti austriak Mandl.

Ndryshe, sot Parlamenti Evropian do të votojë raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, që ishin miratuar para një muaji në Komisionin e Politikës së Jashtme. Votimi pason debatin e zhvilluar të martën mbrëma në Parlamentin Evropian për këto raporte. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori