LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Pochettinos si trajner i Paris Saint-Germain

Fjalët e para të Pochettinos si trajner i Paris Saint-Germain

Mauricio Pochettino ka thënë se ndihet i lumtur dhe i privilegjuar që është bërë trajner i Paris Saint-Germain, ndërsa nuk ka hezituar t’i falënderoj drejtuesit dhe mezi pret të takohet me lojtarët e tij për të nisur rrugën drejt sukseseve.

PSG ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me trajnerin Pochettino, i cili vjen si pasues i gjermanit Thomas Tuchel, i cili u shkarkuar në javën e fundit të viti 2020.

Marrëveshja mes palëve ishte një kontratë një vit e gjysmë apo deri në fund të qershorit 2022 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.


Paris Saint-Germain zbulon detajet e marrëveshjes me Pochettinon
Lexo po ashtu Paris Saint-Germain zbulon detajet e marrëveshjes me Pochettinon

Emërimi i tij në krye të klubit nga Parc des Princes ka bërë që Pochettino të ndihet i lumtur, pasi në të kaluarën edhe ka luajtur si futbollist për PSG.

“Jam vërtet i lumtur dhe i nderuar që bëhem trajner i ri i Paris Saint-Germain”, ka thënë fillimisht Pochettino pasi nënshkroi kontratën e tij.

“Do të doja të falënderoja drejtuesit e klubit për besimin që më kanë dhënë. Siç e dini, ky klub gjithmonë ka mbajtur një vend të veçantë në zemrën time. Kam kujtime të mrekullueshme, veçanërisht për atmosferën unike të Parc des Princes”.

“Unë kthehem në klub sot me shumë ambicie dhe përulësi, dhe jam i etur të punoj me disa nga lojtarët më të talentuar të botës”.

“Kjo skuadër ka potencial fantastik dhe stafi im dhe unë do të bëjmë gjithçka që mundemi për të marrë më të mirën për Paris Saint-Germain në të gjitha garat”.

“Ne gjithashtu do të bëjmë çmos për t’i dhënë ekipit tonë identitetin luftarak dhe sulmues që tifozët parisianë gjithmonë kanë dashur”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

La Liga
Kalo në kategori