Roma ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Paulo Dybala si lojtar i lirë në këtë afat kalimtar të verës, ndërsa tani është zbuluar edhe numri i fanellës që do ta mbajë veshur.

Roma ka konfirmuar sot (e mërkurë) transferimin e yllit argjentinas, i cili transferohet si lojtar i lirë në Olimpico, pasi 7 sezoneve të kaluara te Juventusi.


Futbollisti argjentinas ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me klubin romak deri në 30 qershor të vitit 2025.

Pas nënshkrimi të kontratës, Dybala ka zbuluar arsyet teksa ka dhënë edhe fjalët e para si lojtar i Romës.

“Ditët që më çuan në këtë nënshkrim ishin një ndërthurje e shumë emocioneve: vendosmëria dhe shpejtësia me të cilën Roma tregoi se më donte mua, bëri ndryshimin”, ka thënë fillimisht Dybala.

“Po i bashkohem një ekipi në rritje, me një klub që vazhdon të vendosë themele gjithnjë e më të forta për të ardhmen dhe një trajner si Jose Mourinho, me të cilin është një privilegj të punosh”.

“Si kundërshtar e admirova atmosferën e krijuar nga tifozët Giallorossi, mezi pres t'i përshëndes me fanellën e Romës”, përfundoi argjentinasi.

Paulo Dybala 2

Dybala mbërriti në Itali në vitin 2012 te Palermo. Në vitin 2015 kaloi te Juventusi, klub me të cilin fitoi pesë herë kampionatin italian. Me 98 gola, Dybala është golashënuesi i gjashtë më i mirë argjentinas në historinë e Serie A.

Sulmuesi argjentinas do të veshë te Roma fanellën me numër 21 dhe jo atë me numër 10 që e ka mbajtur legjenda e klubit, Francesco Totti. /Telegrafi/

telegrafi sport app