LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Ardian Nuhiu si trajner i Dritës

Fjalët e para të Ardian Nuhiu si trajner i Dritës

Drita e Gjilanit e ka zgjedhur trajnerin e ri dhe ai është ish ndihmësi i Shpëtim Duros, Ardian Nuhiu.

Pas eliminimit nga Digitalb Kupa e Kosovës, Duro dha dorëheqjen nga stoli i Dritës dhe kampionët në fuqi të Kosovës kishin mbetur pa trajner.

Megjithatë nuk ka vonuar shumë dhe drejtuesit e klubit gjilanas kanë zyrtarizuar Nuhiun si timonier të ri, me këtë të fundit që si trajner i parë ka drejtuar skuadrën shqiptare të Shkupit që luan në elitën e futbollit maqedonas nga fundi i vitit 2016-të deri në mars të vitit 2018-të.


Shpëtim Duro e ofron dorëheqjen dhe kryesia e Dritës ia pranon atë: Nuk u arrit objektivi i vetëm që patëm
Lexo po ashtu Shpëtim Duro e ofron dorëheqjen dhe kryesia e Dritës ia pranon atë: Nuk u arrit objektivi i vetëm që patëm

Nuhiu i cili ishte asistenti i Shpëtim Duros në eksperiencën e tij të parë kosovare, nuk e fshehu gëzimin që tashmë do të jetë trajneri i parë i Dritës së Gjilanit.

“Nuk munda ta refuzoja Dritën, pasi isha pjesë e skuadrës. Isha ndihmës i Shpëtim Duros dhe normalisht që Drita ishte opsion i parë”.

“Përndryshe, çdo respekt për Duron. Pas eliminimit nga Digitalb Kupa, ai dha dorëheqje dhe erdhi oferta e klubit për mua”.

“Mund të them se do të jap maksimumin në periudhën e ardhshme, që të kemi sukses”, ka thënë Ardian Nuhiu, pas ngritjes në detyrë./ss/

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

La Liga
Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

La Liga
Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ndërkombëtare
Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori