LAJMI I FUNDIT:

Fitore minimale e Arsenalit, e përmbyllë pa humbje fazën e grupeve në EL

Fitore minimale e Arsenalit, e përmbyllë pa humbje fazën e grupeve në EL
Alexandre Lacazette. (Photo by Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Arsenali ka marrë fitore në ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Topçinjtë kanë triumfuar përballë skuadrës nga Azerbajxhani, Qarabag me rezultat minimal 1-0.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery kishte vendosur që në këtë takim t’i pushonte shumicën nga lojtarët titullarë.


E ndaj Qarabagut minuta kishin disa nga lojtarët e rinj të Arsenalit, të cilët patën paraqitje të mirë.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 16-të, kur shënoi reprezentuesi francez Alexandre Lacazette.

Asistues tek goli i Topçinjve ishte mesfushori gjerman Mesut Ozil që u rikthye nga lëndimi.

Me epërsinë minimale 1-0 të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Arsenali dominoi takimin edhe në pjesën e dytë, duke krijuar disa raste të mira shënimi.

Edward Nketiah realizoi gol në minutën e 76-të por që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Kësisoj Arsenali e përmbyll fazën e grupeve në Ligën e Evropës në pozitën e parë me 16 pikë të tubuara në Grupin E.

Nga ky grup si e dyta u kualifikua edhe gjiganti portugez Sporting Lisbona që mposhti Vorsklan 3-0. /Telegrafi/

https://twitter.com/ZinteristaMarin/status/1073315902844739585

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori