Gjilani ka marrë fitoren e parë evropiane, fitore historike për klubin bardhekuq.

Gjilanasit kanë debutuar në garat evropiane në takim ndaj Tre Pennes, në një ndeshje që e kanë dominuan nga fillimi e deri në fundin e saj.


Ekipi i udhëhequr nga Gentjan Mezani ka krijuar pafundësisht raste, por që të parët në epërsi kaluan vendasit.

Ishte mesfushori Gai që me një goditje të fuqishme mposhti Koliqin pas asistimit nga Ceccaroli në minutën e 16-të.

117766399 704905093428843 8094305074189519374 o

Megjithatë Gjilani vazhdoi sulmet e njëpasnjëshme dhe në minutën e 24-të arriti golin e barazimit.

Gerhard Progni asistoi për mrekulli në zonë, teksa Darko Nikac shënoi me kokë për 1-1.

Në pjesën e parë Gjilani krijoi shumë raste, sidomos me dyshen Nikac e Progni, por që portieri vendas bënte mrekulli me pritjet e tij.

118282663 704920873427265 5699707125869736956 n

Rast të mirë pati edhe Fiton Hajdari, por që goditja e tij u ndal nga shtylla.

Vendasit e Tre Pennes në minutën e 43-të mbetën me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Sorrentinos me karton të kuq.
Me rezultatin e barabartë 1-1 u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.

Gjilani vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, teksa golin e epërsisë e gjeti në minutën e 64-të.

118349934 704933950092624 5575982902813045219 n

Gerhard Progni asistoi për mrekulli, teksa Fiton Hajdari shënoi një gol spektkolar për 1-2.

Katër minuta më vonë Gjilani organizoi një aksion të mirë, ku Edvin Kuc asistoi për Ardit Hilën që shënoi për 1-3.

118303739 704951880090831 7749228286830104423 o

Gjilani nuk i ndali sulmet në drejtim të portës vendase, por portieri Migani bëri pritje të mëdha në këtë takim.

Skifterat e dominuan gjithë ndeshjen, teksa patën 23 tentime në portën e vendasve, por vetëm tri herë realizuan.

Në anën tjetër modestët e Tre Pennes rrezikuan vetëm dy herë portën e mysafirëve.

Kjo ishte fitore historike e Gjilanit, e para në garat evropiane pasi njëherit ishte edhe ndeshja e parë në Evropë.

Në raundin e parë të Ligës së Evropës, skuadra e Gentjan Mezanit luan në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë përballë gjiganti qipriot Apoel. /Telegrafi/

telegrafi sport app