LAJMI I FUNDIT:

Fitore e thellë e Sigal Prishtinës në udhëtim te Rahoveci

Fitore e thellë e Sigal Prishtinës në udhëtim te Rahoveci
(Foto: basketbolli.com)

Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Rahoveci me rezultat 48-82 (8:24, 14:18, 8:25, 18:15), në xhiron e 20-të të Prince Caffe Superligës.

Prishtinasit ishin më të mirë në këtë ndeshje nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar.

Mysafirët e nisën sfidën më mirë dhe çerekun e parë e fituan bindshëm 8:24. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, por sidoqoftë, loja u kontrollua nga mysafirët, duke shkuar në pushim me rezultat 22-42.


Prishtinasit e nisën furishëm periodën e tretë, që e fituan edhe më bindshëm 8:25, ndërsa në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim dhe Prishtina fitoi 48-82.

Edmond Kryeziu shënoi 11 pikë te vendasit, kurse Brooks Debischop kishte 12 pikë e dhjetë kërcime për mysafirët.

Vreshtarët mbeten në vendin e fundit me dy fitore e 18 humbje, kurse prishtinasit kanë 15 fitore e pesë humbje, aq sa ka edhe Golden Eagle Ylli.

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori