Siç njoftojnë nga Ministria e Financave, Agjencia “Fitch” konfirmoi renditjen kredituese të Maqedonisë, me gjasa serioze.
“Në konfirmimin e renditjes ka ndikuar historiku i politikës makroekonomike dhe financiare koherente, që mbështet në kursin devizor fiks afatgjatë. Gjasa pozitive e reflekton stabilizimin e rrethimit politik, që ka rezultuar me përparim thelbësor drejt anëtarësimit në BE dhe besimi i rritur ekonomik”, thonë nga Ministria e Financave, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në raport, “Fitch” vlerëson përparimin e madh në zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë, përkatësisht miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni dhe miratimin e pritur të marrëveshjes nga ana e Greqisë. Sipas “Fitch”, kjo do ta shtrijë rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe do ta mbështesë fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
“Fitch” konstaton se stabiliteti i përmirësuar politik ka ndikuar në ripërtëritjen e aktivitetit ekonomik dhe se rritja e BPV-së u përshpejtua për 2,3% në vitin 2018 në 3,2% në vitin 2019 dhe në 3,6% në vitin 2020. Sipas “Fitch”, deficiti është zvogëluar prej 2,7% të BPV-së në vitin 2017 në 1,8% në vitin 2018 si rezultat i të ardhurave më të larta tatimore për shkak të përforcimit të ekonomisë dhe pagesës së përmirësuar të të ardhurave, si dhe në dështimet te të ardhurat e kapitalit për shkak të rivlerësimit të projekteve dhe zgjatjen e procesit të furnizimeve.
“Fitch” pret që përmirësimi i shpenzimeve kapitale do të rezultojë me deficit prej 2,7% të BPV-së në vitin 2019, ndërsa rritja më e lartë dhe reformat fiskale do ta zvogëlojnë deficitin në 2,5% të BPV-së në vitin 2020. Potencohet se zbatohen përmirësime në menaxhimin me financat publike përmes programit të miratuar me BE-në. Shënohet se borxhi shtetëror prej 40,8% të BPV-së në fund të vitit 2018 sipas vlerësimeve zyrtare është nën mesataren e grupit të vendeve tjera të ngjashme prej 47%, derisa borxhi i garantuar arrin 8% e BPV-së.
“Fitch” vlerëson se rreziqet për stabilitetin politik ende janë të larta nga grupi i vendeve tjera të ngjashme si rezultat i krizës politike mes viteve 2014-2017 dhe shpreson se mbi përmirësimin e renditjes mund të ndikojnë përmirësimi i standardeve të qeverisjes dhe zvogëlimi i mëtutjeshëm i rrezikut politik, si dhe zbatimi i konsolidimit afatmesëm fiskal në përputhje me stabilizimin e pjesëmarrjes së borxhit publik në BPV. Ndaj keqësimit të renditjes kredituese sërish mund të ndikojnë lëvizja politike negative të cilat mund të ndikojnë mbi standardet e qeverisjes dhe ekonomisë, mosdisiplina fiskale ose obligimet potenciale, si dhe zgjerimi i deficitit të llogarisë rrjedhëse./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025