Fitbit Versa 2 regjistron cilësinë e gjumit, si dhe shumë opsione për kontrolle shëndetësore

Apple Watcha mund të jetë ora e zgjuar më e shitur, mirëpo kjo nuk e ka ndaluar Fitbit që të jetë shumë më e përsosur.
Në Fitbit Versa 2, që për dallim nga versioni i mëparshëm është me më shumë stil, e rehatshme dhe më shumë si një orë e zakonshme, do të lansohet më 15 shtator, me çmim prej 180 eurove, transmeton Telegrafi.
Të integruar e ka edhe sistemin e komandimit me zë Amazon Alexa, ndërsa më e rëndësishmja është opsioni i regjistrimit të cilësisë së gjumit. Kjo formë, që matë kohëzgjatjen e fjetjes, thellësinë dhe qetësinë e trupit gjatë natës, ndihmojnë shumë për një jetesë shumë më të shëndetshme.
Ekrani tani është AMOLED, që nënkupton se ngjyrat janë më të pastra dhe të pasura, ndërsa ka përfundime shumë më të buta dhe vjn me disa mundësi të rripave.
Sikur të gjitha versionet e dyta Versa 2 është më e mirë, pasi që shumë opsione për kontrolle shëndetësore si regjistrimi i hapave që hedhë shfrytëzuesi dhe rrahjet e zemrës, duke treguar në ekran sasinë e djegies së kalorive.
Megjithëse mund të komandohet me zë, Fitbit Versa 2 nuk udhëzon me zë, për ndonjë rekomandim apo rezervim të caktuar. /Telegrafi/






















































