Fisnik Asllani ka filluar të lë gjurmë në Austri – gola e asistime në fillim të aventurës: Do të rikthehem më i fortë në Bundesliga, Kosova i ka dyert e hapura

Fisnik Asllani është një nga futbollistët më të talentuar shqiptarë që aktivizohen në Evropë dhe ai ka filluar të lë gjurmë në futbollin austriak pasi është bashkuar me Austria Viennën.
Sulmuesi i talentuar kosovar është bashkuar në huazim me Austria Viennën nga skuadra gjermane Hoffeheim për një edicion.
Por qysh në start të aventurës së tij në kryeqytetin austriak, Asllani ka filluar të lë gjurmë me gola dhe asistimet e tij, ku në pesë ndeshje ka kontribuar me katër gola, duke shënuar dy vet dhe duke asistuar në dy të tjerë për bashkëlojtarët e tij.
Në një intervistë për Telegrafin, Asllani flet për aventurën në Austri, pritjet që ka me klubin e ri, ofertat që refuzoi dhe natyrisht për Kosovën.
“Pritja te klubi ka qenë fantastike nga të gjithë, si nga drejtuesit ashtu edhe nga stafi teknik dhe nga bashkëlojtarët. KAm ardhur në një klub të madh dhe qëllimi është të bëj më të mirën që t’i ndihmojë klubit për t’i arritur objektivat”, thotë fillimisht Asllani për Telegrafin.
21-vjeçari u ambientua shumë shpejt te Austria Vienna pasi ka dhënë kontribut të madh në rezultatet e skuadrës së tij. Ai thotë se ndikim ka edhe gjuha gjermane që e njeh dhe flitet edhe në Austri.
“Duke marrë parasysh se është hera e parë që jetoj larg familjes dhe i vetëm dhe jam jashtë Gjermanisë jam i kënaqur me këtë fillim. Sigurisht që jam ambientuar shumë mirë thash edhe me ndihmën e bashkëlojtarëve dhe stafit, por edhe gjuha që e njëjtë e ka bërë më të lehtë ambientimin tim te Austria”, vazhdon tutje Asllani.
“Sa i përket golave dhe asistimeve jam i kënaqur deri më tani, duke marrë parasysh se vij nga një lëndim që pësova në fazën përgatitore. Kam mundur të bëj edhe më shumë, por për këtë fillim jam i kënaqur pasi kam realizuar dy gola dhe dy asistime në pesë ndeshje”, thotë Asllani.
Asllani kishte oferta edhe nga Bundesliga 2, derisa tregon arsyen pse zgjodhi të vazhdoj karrierën në elitën e futbollit austriak.
“Po ka pasur oferta nga disa skuadra të Bundesliga 2, por qëllimi im ishte të luaja në një kampionat elitar. Momentin që ka ardhur Austria nuk kam menduar shumë, pasi bëhet fjalë për një kampionat shumë të fortë dhe që u jepet besimi dhe hapësira futbollistëve të rinj të tregojnë vetën”.
“Ka shumë futbollistë edhe në të kaluarën që kanë qenë të huazuar në elitën e futbollit austriak dhe me tu rikthyer në Gjermani kanë shkëlqyer”.
“Qëllimi im është që të bëj sa më mirë këtu në Austri dhe të rikthehem në Bundesliga edhe më i fortë se që isha më parë”, deklaroi Asllani për Telegrafin.
Kampionati austriak ka qenë një trampolinë e mirë edhe për futbollistët shqiptarë, pasi shumë nga ta kanë lënë gjurmë në këtë kampionat për të bërë hapa para në karrierë si Hamdi Salihu, Atdhe Nuhiu, Valon Berisha, Mërgim Berisha, Donis Avdijaj e Giacomo Vrioni.
“Po është e vërtetë që shumë shqiptarë kanë shkëlqyer në këtë kampionat si Valon Berisha, Mërgim Berisha, Donis Avdijaj, Atdhe Nuhiu e të tjerë. Sigurisht që është një kampionat i fortë dhe u jepet hapësira lojtarëve të rinj dhe është një trampolinë e mirë për të luajtur në nivele më të larta”, vazhdon tutje Asllani.
Përkundër startit fantastik me dy gola e dy asistime, Asllani thotë se nuk i ka vendosur objektiva vetë për numra të caktuar të golave.
“Jo nuk i kam vendosur objektiva vetës. Unë personalisht ende nuk jam në 100 për qind të formës pas atij lëndimi që kisha. Qëllimi është që të bëj mirë ndeshje pas ndeshje dhe pastaj në fund do ta shohim se ku jam me numra”.
“Sigurisht që do të bëj më të mirën që ta ndihmojë klubin në çdo ndeshje për të marrë maksimumin dhe t’i arrij objektivat që ka Austria Vienna”, thotë Asllani.
Talenti me prejardhje nga Kosova ka luajtur për grupmoshat dardane U17, derisa pastaj ka vazhduar për Gjermaninë.
Ai kalon pushimet në vendin tonë, derisa gjatë verë ka pasur takime me futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, por edhe me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin.
Asllani thotë se aktualisht është i përqendruar te klubi i tij Austria e Vjennës, derisa ka kontakte të vazhdueshme me FFK-në dhe Kosovës asnjëherë nuk ia mbyll dyert.
“Kam pasur takime të shumta në Kosovë me lojtarët si Muriqin apo Berishën. Më kanë pritur shumë mirë dhe jam i lumtur për një gjë të tillë. Edhe me kryetarin Agim Ademi jam takuar dhe kemi pasur biseda shumë të mira, por edhe me Fehmi Kongjelin që është anëtar i FFK-së në Gjermani”.
“Unë për momentin jam i fokusuar te Austria Vienna ku dua të bëj sa më mirë. Kosova është vendi im dhe natyrisht se nuk ia mbylli dyert në asnjë moment”.
“Jemi në bisedime dhe në të ardhmen do të shohim se ku do jem, por ajo çfarë mund të them është se Kosova është vendi im dhe gjithmonë i ka dyert e hapura te unë”, përfundoi Asllani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri