Finlanda ka premtuar një ndihmë të re prej 400 milionë eurove për mbrojtjen e Ukrainës, paketa e saj më e madhe deri më tani që nga pushtimi rus.

"Vlera e kombinuar e të gjitha paketave të materialeve të mbrojtjes të dorëzuara deri më tani është tani 590 milionë euro", njoftoi ministria e Mbrojtjes e Finlandës.


Deklarata nuk përfshin detajet e paketës, duke përmendur shqetësimet e sigurisë. Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes i tha CNN se paketa nuk përfshin asnjë tank Leopard 2.

Finlanda ka dhuruar më parë artileri të rëndë dhe municione për Ukrainën, deklaroi ministria.

1dd1794 cf71a637c99e445fa5e0458b3494d5d1 cf71a637c99e445fa5e0458b3494d5d1 0

Vendi skandinav do të jetë një nga më shumë se 50 vendet e përfaqësuara në një takim të organizuar sot nga Shtetet e Bashkuara në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, ku udhëheqësit do të diskutojnë mbështetjen e vazhdueshme për Kievin.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është nën presion të madh për t’i dhuruar tanke Leopard 2 forcave ukrainase.

Finlanda dhe Suedia, të cilët vitin e kaluar aplikuan për t'u anëtarësuar në NATO, do të nënshkruajnë një "Deklaratë synimi për mbështetjen e Ukrainës" në takimin e sotëm (e premte).

"Mbështetja e përbashkët për Ukrainën është një shenjë e besimit të thellë të ndërsjellë dhe bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë të mbrojtjes midis Finlandës dhe Suedisë", shtoi ministria.

Ndryshe, SHBA-ja ka bërë të ditur se ka ndarë edhe 2.5 miliardë dollarë për mbrojtjen e Ukrainës. /Telegrafi/