Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur sot në Helsinki nga kryetarja e Parlamentit të Finlandës, Paula Risikko dhe parlamentarë të tjerë finlandezë. Kryetarja e Parlamentit të Finlandës, konfirmoi mbështetjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësim në Interpol por edhe në procese të tjera integruese.
Në njoftimin për media thuhet se Veseli falënderoi kryetaren Risikko për mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Kosovës në procesin e shtetndërtimit.
Veseli, i shoqëruar edhe nga nënkryetarja e Kuvendit, Aida Derguti, foli me theks të veçantë për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në këtë kontekst, ai kërkoi përkrahjen edhe nga Finlanda që vendimi për heqjen e vizave të merret sa më shpejt brenda këtij viti dhe që edhe qytetarëve të Kosovës t’iu mundësohet lëvizja e lirë sikur të gjithë popujve tjerë në Evropë.
“Ne kemi plotësuar kriteret e parashtruara nga BE-ja për këtë proces. Në vazhdimësi po bëjmë progres në shumë fusha. Me përkushtim të madh po punojmë në shumë reforma që përshpejtojnë agjendën evropiane. Qytetarët tanë nuk e meritojnë që edhe më tutje të mbesin të vetmit në Ballkan të izoluar”, theksoi ai.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkoi nga Finlanda që të përkrah Kosovën për anëtarësim në Interpol, si një hap tejet i rëndësishëm për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Duke folur për procesin e fazës finale të dialogut me Serbinë, kryetari Veseli shprehu gatishmërinë e Kosovës që dialogu të vazhdojë dhe që sa më shpejt të ketë një marrëveshje mes dy vendeve, që do të normalizonte përfundimisht raportet, duke ndodhur njohja reciproke dhe duke bashkëpunuar me të gjitha vendet tjera në Ballkan në agjendën evropiane.
Nga ana e saj, kryetarja e Parlamentit të Finlandës, Paula Risikko vlerësoi progresin e bërë në Kosovë dhe theksoi gatishmërinë e Finlandës që të thellohet bashkëpunimi me Kosovën. Ajo konfirmoi mbështetjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësim në Interpol por edhe në procese të tjera integruese.
Risikko theksoi se Finlanda është e interesuar të përkrah Kosovën në fushën e ekonomisë dhe edukimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë