Një propozim i dalë nga lideri i OBRM-PDUKM-së, ish kryeministri Nikolla Gruevski për financimin nga ana e shtetit të organizatave joqeveritare ka nxitur reagime të shumta, deri në vlerësimin se menjë ide e tillë synohet heshtja e sektorit civil, shkruan REL.
Deklarata e Gruevskit për një media maqedonase vjen në kohën e rritjes së përplasjeve mes partisë së tij dhe organizatave joqeveritare, të cilat sipas kreut të OBRM-së po punojnë kundër partisë së tij.
Propozimi i tillë i OBRM-së, sipas komunikologut Sefer Tahiri është shprehje e nervozizmit të kësaj partie pas dështimit për formimin e qeverisë dhe në këtë rast ajo tani është në kërkim të atyre që mendon se kanë faj për dështimin e OBRM-së.
Propozimi, sipas Tahirit, nuk është gjë tjetër përveç se vazhdimësi e luftës së partisë së Gruevskit kundër organizatave joqeveritare që financohen nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur.
“Vlerësoj se kjo situatë dhe kjo ide paradoksale që i shfaq OBRM-PDUKM-ja janë sinjale se kjo parti ndodhet në një situatë paniku dhe gjithashtu vlerësoj se kjo nuk ka asnjë lloj logjike, asnjë lloj sensi demokratik sepse sektori joqeveritar është për të korrigjuar gabimet dhe padrejtësitë që i bën shteti”.
“Pra, nuk shoh asnjë logjik në kuptimin që qeveria të financojë me mjete sektorin joqeveritar pasi çfarë kuptimi do të kishte ky sektor nëse financohet nga shteti pasi detyrimisht ky sektor do të ishte qeveritare”, thotë Tahiri sipas të cilit, një propozim i tillë është goditje e fuqishme ndaj demokracisë dhe sinjal për vendosjen e diktaturës në vend.
“Kjo nuk do të kishte aspak sens për zhvillimin e demokracisë dhe më tepër do të ishte një lloj imitimi i sistemeve hibride politike apo më tepër do të ishte shfaqje e tendencave diktatoriale në shoqërinë tonë”, thekson Tahiri.
“Qeveria ka raste kur ka financuar sektorin civil, por për projekte të saj në sferën e ambientit, dhe tani të dilet me propozim për financimin e tërë sektorit civil, vlerësoj se është e palogjikshme pasi ky sektor do të bëhej pjesë e ekzekutivit”, thotë Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike.
“Organizatat qytetare duhet të jenë korrigjues të punës së çdo pushteti dhe nëse do bien në duart e këtij apo ndonjë pushteti tjetër pavarësisht se për cilën parti politike bëhet fjalë, atëherë konsideroj se ne nuk mund të flasim për shoqëri qytetare, por për shoqëri qeveritare”.
“Pra, një propozim i tillë është sa komik aq edhe dhimbshëm pasi tregon se çfarë janë në gjendje të bëjnë partitë politike për të mos pasur zë kritik për punën e tyre. Ka raste kur qeveria ka financuar projekte të caktuara të shoqërisë civile, por në këtu kemi të bëjnë me projekte që kanë lidhshmëri me aktivitetet qeveritare, siç janë ato në sferën e ekologjisë, ambientit jetësor e kështu me radhë, por të kërkohet që OJQ-të të financohen nga shteti, kjo vlerësoj se është absurde”, thotë Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnik.
Në intervistën për Nova Tv, lideri i OBRM-PDUKM-së, tha se pas sektorit civil qëndron filantropisti miliarder, George Soros, i cili financon OJQ-të, të cilat gjithë veprimtarinë e tyre e kanë të programuar kundër siç tha, pushtetit që drejtohet nga partia e tij.
Por, pretendimet e tilla janë hedhur poshtë nga këto organizata duke rikujtuar Gruevskit se veprimtaria e tyre nuk është e para një apo dy viteve, por që nga pavarësia e Maqedonisë dhe se kontributi i tyre është i orientuar në avancimin e proceseve të shoqërisë dhe të demokracisë në përgjithësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët