Finalja e 15-të për Prishtinën, e dyta për Bashkimin

Sonte (e shtunë) zhvillohet ndeshja e parë finale e ‘play-offit’ në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, nga ora 19:00 Sigal Prishtina pret Bashkimin për të nisur serinë e finaleve që do të zgjedhë më të mirin e sezonit në basketbollin e Kosovës.
Kjo është finalja e 15-të për bardhekaltrit që nga paslufta, ndërsa skuadra nga Prizreni ka arritur për të dytën herë në finale.
Bashkimi nuk e ka fituar asnjëherë titullin dhe e kërkon trofeun e kampionit për herë të parë.
Nga ana tjetër, që nga paslufta, Prishtina ka festuar 11-të herë dhe është në kërkim të titullit të 12-të të Superligës së Kosovës në basketboll. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































